Kurti: Ideja e shkëmbimit të territoreve është recetë për luftë dhe gjakderdhje

Kryeministri i Kosovës edhe njëherë ka përmendur temën e shkëmbimi të territoreve. Në një intervistë për mediumin shtetëror të Austrisë ORF ka thënë se kjo ide është “luftë për gjakderdhje.
Çfarë do të mund të ndihmonte në rajon për siguri dhe pajtim, është një balancë apo simetri në të drejtat e minoriteteve, ndërsa shkëmbimi i territoreve është një recetë për luftë dhe gjakderdhje”, ka thënë Kurti.
Sipas tij gjatë administratës së kaluar amerikane është përmendur shkëmbimi i territoreve duke shtuar se kjo ide nuk ka vdekur.
“Është e vërtetë që në të kaluarën, sidomos gjatë administratës së kaluar amerikane, edhe Beogradi dhe disa politikanë në Prishtinë e në BE kanë përmendur idenë për shkëmbimin e territoreve. Ky projekt ka dështuar, e di që ideja është ende gjallë në Beograd duke shkaktuar disa fantazi në disa struktura në very të Kosovës, por nuk do të bëhet kurrë realitet. Kosova është Republikë, që qëndron e bashkuar”, ka thënë ai.



