Zbulim: Izraeli financoi lajme të rrejshme për të ndikuar te publiku amerikan

Izraeli organizoi dhe financoi fshehurazi një fushatë ndikimi që synonte ligjvënësit amerikanë dhe publikun amerikan për të nxitur mbështetjen për veprimet e tij në luftën me Gazën, raporton NYT.

— Fushata, e cila përdorte llogari të rreme në mediat sociale dhe postime të krijuara nga inteligjenca artificiale, u porosit nga ministria dhe ndau rreth 2 milionë dollarë.

— Operacioni, i cili filloi në tetor dhe mbetet aktiv në platformën X, përdori qindra llogari të rreme për të postuar komente pro-izraelite, veçanërisht duke synuar ligjvënësit afro-amerikanë dhe demokratë si Përfaqësuesi Hakeem Jeffries dhe senatori Raphael Warnock.

— Fushata krijoi gjithashtu tre faqe lajmesh të rreme në gjuhën angleze që paraqesin artikuj pro-izraelit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button