Në mbrojtje të Izraelit, SHBA tani sanksionon zyrtarët GJNP-në!

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së voton për të sanksionuar zyrtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP). Projektligji ka kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve me 247 pro dhe 155 kundër, me pothuajse të gjithë republikanët në dhomë që votuan pro. Përpjekjeve iu bashkuan edhe disa demokratë.⁠

Nëse miratohet nga Kongresi i plotë i SHBA-së, legjislacioni do t’i kërkojë presidentit të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve të GJNP-së të angazhuar “në çdo përpjekje për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht çdo person të mbrojtur të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj”.⁠

Masa vjen pasi kryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan, kërkoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyhau dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, duke nxitur zemërim midis aleatëve të Izraelit në Uashington.

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i kishte quajtur më herët kërkesat për fletarrest “të egra” dhe që atëherë ka thënë se e kundërshton legjislacionin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button