Juxhin Gjoni, shqiptari që synon të bëhet deputet i Brukselit

Janë zgjedhjet më të mëdha demokratike në botë, po të lemë mënjanë Indinë. Rreth 450 milionë qytetarë në 27 vendet e Bashkimit Evropian janë të thirrur të votojnë nga 6 deri më 9 qershor për Parlamentin e ri me 720 deputetë. Dhe jo vetëm. Zgjedhje do të ketë edhe për deputetët brenda kryeqyteteve të botës dhe për udhëheqësit e vet qyteteve në 27 shtetet e BE-së.

Prej javësh, aktivistët janë në rrugë për të promovuar politikën e partive të tyre, ndërsa për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019, interesimi për këto zgjedhje është më i madh – rreth 71 për qind, tregojnë sondazhet.

Nëse sondazhet dalin të sakta, zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të tregojnë rritje të mbështetjes për partitë populiste të krahut të djathtë dhe për ato të ekstremit të djathtë – tashmë pjesë e disa parlamenteve kombëtare. Këto forca mbështesin një mendim politik që ka tendenca të jetë më konservator dhe më nacionalist. Janë kundër imigrimit, kundër multikulturalizmit e disa edhe kundër zgjerimit të BE-së.

Por, në zgjedhjet e 6 dhe 9 qershorit ka dhe shqiptar që po garojnë për vend deputeti. Juxhin Gjoni, 31-vjeç, shqiptar i lindur në Athinë të Greqisë, për një kohë të shkurtër ka arritur të etablohet mirë në politikën e brendshme në Belgjikë. Në Bruksel kishte arritur para 11 vitesh, konkretisht në 2013, ndërsa studio Bouëkunde në KU Leuven. Përveç me politikë, merret edhe me aktivitete ndërtimi – zoton firmën Gioni Construction, ndërsa udhëheq Fondacionin “Eugenius” dhe me media.

Në nivel politike, Gjoni udhëheq të rinjtë e Brukselit, konkretisht është kryetar i Forumit Rinor në partinë N-VA. Me sukses ka udhëhequr Degën politik në Brussel Zuidring, ndërsa në këto zgjedhje – është kandidat për deputet në Bruksel.

N-VA është parti flamane, e djathtë, e cila në Qeverinë lokale në Flander është mbi 20 vite. Për rreth dy muaj, Juxhin Gjoni ka takuar eurodeputetë, deputetë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues të OJQ-ve, gazetarë…. ndërsa ka siguruar se nëse zgjidhet deputet, do të jetë zëri i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Së fundmi, ka qenë kryetari i Partisë Demokratik të Shqipërisë, Sali Berisha që bëri thirrje të votohet Juxhin Gjonin, siç shkroi Berisha, si përfaqësues dinjitoz dhe avokat i juaji i shkëlqyer në Parlamentin e Brukselit!

Mbështetje për Juxhin Gjonin kanë ardhur nga gjithandej Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. “Juxhin Gjoni, një politikan i ri shqiptar që jeton në Belgjikë, konservator e me një potencial shumë të madh është kandidat për Parlamentin vendas të Brukselit në zgjedhjet e qershorit. Ju ftoj që ta mbështesim dhe të ftojmë të gjithë shqiptarët që banojnë në Belgjikë e që kanë të drejtë vote në rajonin e Brukselit ta mbështesin dhe ta votojnë për një zë të fortë shqiptar në institucionet ligjvënëse atje”, shkruan Nikola Kedhi, drejtor i organizatës “The Albanian Policy Center”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button