Mexhiti: Tejkaluam egot se kush do të jetë lider në bllokun opozitar shqiptar

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se Lidhja Europiane për Ndryshim ka kapërcyer egon se kush do të jetë lider në bllokun opozitar shqiptar. Mexhiti në intervistën për Radio Evropa e Lirë thotë se si parti opozitare do të prekin temat ekonomike, pasi qytetarët janë të interesuar për paga më të larta dhe standard më të mirë të jetesës.

“Fillimisht, mendoj se për herë të parë dhe rrallë, ende larg prej zgjedhjeve, opozita është bashkë e bazuar në parime, në program të ri, prioritete të reja. Tashmë janë kapërcyer disa ego të dikurshme lidhur atë se kush do të jetë lider – pra kush do të udhëheqë opozitën, por fokusi është në faktin se shqiptarët kanë nevojë për konkurrencë në bllokun shqiptar. Të ketë konkurrencë në ide, program, platformë, që mungonte në këto 20 vite. Së pari, është vlera. Së dyti, nuk do të konstatojmë vetëm keqqeverisjen e BDI-së dhe partnerëve të tjerë në qeveri, por do të japim propozime konkrete për zgjidhjen e atyre problemeve për përmirësimin e standardit të jetesës, për një perspektivë më të mirë, për të parandaluar migrimin e të rinjve. Do të luftohet kundër korrupsionit, që në raportin e fundit që tregohet edhe si më katastrofali i deritanishme, për shkak të korrupsionit të madh dhe atë në nivelin e lartë. Në fokus do të jenë çështjet dhe temat ekonomike, pasi sipas sondazheve shtatë deri në tetë çështje që prekin qytetarët dhe shqiptarët janë pagat dhe standardi i jetesës dhe temat që lidhen me to.”, thotë mes tjerash Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button