Qoku: BDI bërtet për shkak se e ka “hallin” e burgut

Deputeti i koalicionit VLEN Bekim Qoku, njëkohësisht këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, thotë se BDI dhe partnerët e tyre të koalicionit po bërtasin pasi kanë hallin e burgut pasi të humbin pushtetin.

 

“Çdo gjë ka një fillim e një fund. 22 vjet pushtet, 22 vjet krim, korrupsion e nepotizëm.

Pa dënime, pa ndëshkime.

Do bërtasin e do çirren pak. Normale.

Por edhe ata vetë e dinë që u ka ardhur fundi.

Mjerë ata persona që u fëlliqen kot e për pak, në fund të rrugës së tyre të pandershme politike.

Sidoqoftë, dy halle kryesore kanë njerëzit e BDI-së dhe patericat e saj, sidomos ata që u fëlliqën në fund, të cilëve dalëngadalë po u ngushtohet laku në fyt:

– Më i madhi është ai i disa figurave kyçe të saj që qysh tani përfliten se do të përfundojnë në burg;

– Kurse halli më i vogël është ai i disa të tjerëve që kanë investuar aq shumë në projekte qeveritare në mënyrë korruptive saqë humbja e pushtetit do të thoshte detyrimisht falimentim financiar dhe borxhlinj të mëdhenj, që mund t’u kushtojë më shumë edhe se paret.

Mos qofsh në lëkurën e tyre!”, shkruan Qoku.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button