LSDM: Raporti i KE-së vërtetoi progresin në shumicën dërmuese të kapitujve

LSDM-ja me anë të një komunikate ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së duke shtuar se raporti i KE-së vërtetoi se edhe pse ka bllokime nga Mickoski dhe partia e tij, Maqedonia e Veriut vazhdoi t’i përmbushë kushtet për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
“Është realizuar progres në 81% të kapitujve, kurse hapa pas nuk ka në asnjë kapitull. Raporti i KE-së në mënyrë të qartë theksojnë penguesit e përparimit janë Mickoski dhe partia e tij dhe partia e Majta. “BE në të njëjtën kohë e publikoi paketën për zgjerim të BE-së dhe planin për rritje të ekonomisë për Ballkanin Perëndimor. Vetëm me këtë plan, Maqedonia do të ketë në dispozicion një miliardë euro”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.



