“Hekurudhat” në grevë, trenat janë ndalur

Stafi mekanik dhe ekzekutiv në Hekurudhat e RMV – Transport, pasdite në ora 16 filloi bojkot me ndërprerje të plotë të punës hekurudhore për shkak të shpenzimeve të papaguara të udhëtimit muajin e fundit, tha Toni Dimovski, përfaqësues i stafit ekzekutiv mekanik dhe kryetar i Sindikatit të makinistëve në kompaninë hekurudhore për Agjencinë MIA, transmeton Alfax.
Dimovski njoftoi se trenat e udhëtarëve dhe mallrave nuk do të qarkullojnë, ndërsa treni i parë që nuk do të jetë në qarkullim është numri 631 në linjën Shkup-Gevgjeli, i cili niset në ora 16:55.
“Menaxhmenti është informuar dhe premton se mjetet do të lirohen nga e hëna, por vendimi i stafit mekanik dhe ekzekutiv për bojkot mbetet”, tha Dimovski.