Raporti i KE-së: Ambasadorja gjermane kërkon angazhim kundër korrupsionit

Maqedonia e Veriut në të ardhmen duhet të arrijë rezultate më të mira në fushën e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Kështu deklaroi ambasadorja e e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler, në lidhje me raportin e Komisionit Evropian, ku kishte një sërë vërejtjesh për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, sipas amabasadores, Raporti i Komisionit Evropian është një bazë e mirë për negociatat e ardhshme me BE-në.
“Raporti për Maqedoninë është shumë i rëndëishëm dhe domethënës sepse mat progresin në fusha të ndryshme. Raporti paraqet një bazë për diskutim, një bazë të mirë për negociatat e ardhshme dhe tregon se në cilat fusha çfarë është arritur dhe në cilat fusha në të ardhmen çfarë dhet të arrihet. Këtu do të përmend sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Petra Dreksler, ambasadore e Gjermanisë.
Nga VMRO-DPMNE vazhdojnë ta akzuojnë qeverinë për raportin e Komisioni Evropian, të cilët thonë se ky vlerësim nuk është i papritur duke pasur parasysh se çfarë po ndodhte në gjyqësor, për të cilën kemi qenë dëshmitarë të një sërë skandalesh.
“Nuk ka reforma në drejtësi që duhet të përmisojë funksionimin e institucioneve, çka do të thotë se qeveria nuk është aspak e interesua për të përmbushur një nga detyrat më të rëndësishme që vendit duhet të realizoje në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Dafina Stojanovsa, deputete e VMRO DPMNE-së.
Social Demokratët insitiojnë në atë se ka progress 81 për qind të kapitujve edhe përkundër pengesave të VMRO-DPMNE-së. Almakos.