Ambasada e SHBA: Mbetemi të përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.
Kjo është përgjigja e ambasadës amerikane në vend për “360 gradë” në pyetjen për inaugurimin e djeshëm të presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska-Davkova, e cila duke dhënë betimin solemnë në Kuvend përdori vetëm emrin Maqedoni në vend të asaj kushtetuese Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Pasi të formohet qeveria e re dhe të zgjidhet një kryeministër, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve nga përparimi i vendit me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”, thonë nga Ambasada Amerikane në vend.



