Përfundoi debati i amendamenteve për Propozim-Rregulloren e Kuvendit

Anëtarët e Komisionit për çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit përfunduan dje debatin e amendamenteve për Propozim – Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve nga Kuvendi, janë pranuar rreth 12 amendamente nga 1965 aq sa dorëzuan nga grupet parlamentare dhe e Majta. Propozim-Rregullorja pritet të futet në rendin e ditës të seancës së re të caktuar për më 20 nëntor.

Propozues i Propozim-Rregullores është kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe është rezultat i bisedimeve disavjeçare të grupeve të deputetëve nga përbërja e mëparshme dhe kjo përbërje parlamentare në kuadër të procesit  “Zhan Mone”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button