Geer: Pres bashkëpunim të ngushtë me Siljanovska-Davkova për të ardhmen evropiane të vendit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer, mëngjesin e sotëm e ka uruar për fitoren e Gordana Siljanovska-Davkovës në zgjedhjet e djeshme presidenciale.
“Urime për Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj si presidente e Maqedonisë së Veriut.
Sipas rezultateve të fundit të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska – Davkova ka fituar 560.170 vota (65,14%), ndërsa kundërshtari i saj Stevo Pendarovski nga LSDM-ja 251.541 vota (29,25%).



