Kasami: VLEN do të jetë pjesë e Qeverisë

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, thotë se tashmë është paralajmëruar që opozita shqiptare, VLEN do të jetë pjesë e Qeverisë.
“Do të ketë qeveri europiane, do të ketë qeveri ku koalicioni VLEN veç më është paralajmëruar se do të jetë pjesë në atë qeveri, sigurisht që kemi thënë dhe vazhdojmë të themi se garantojmë rrugëtimin europian të vendit”, tha mes tjerash Kasami.
Kasami tha se me VLEN në Qeveri, do të jetë më lehtë realizimi i ndryshimeve kushtetuese.
“Në një qeveri ku do të jetë koalicioni VLEN, sigurisht që do të jetë një qeveri që do të garantojë integrimin e vendit në BE dhe sigurisht që e kemi thënë edhe më herët që në një qeveri të tillë do të jetë shumë më lehtë edhe qoftë edhe VMRO-ja në qeveri, apo cilado parti politike, të bëhen ndryshimet kushtetuese”, pohoi Kasami.



