Gashi nga Zvicra: Jemi për ta ndryshuar jetën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Gjatë fjalimit të tij para mërgatës shqiptare në Cyrih të Zvicrës, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi përmendi rolin jetik që mërgata shqiptare ka luajtur në dekadat e kaluara për çështjen kombëtare.

Ai shtoi se është esenciale që në Maqedoninë e Veriut të bëhet ndryshimi më 24 prill dhe 8 maj.

“Me këtë bashkim që kemi bërë, 5 subjekte politike, bashkë me mërgatën 6 subjekte politike, është sihariqi për ndryshim në Maqedoninë e Veriut. Ne nuk e kemi qëllimin vetëm të bëjmë rotacion politik, të ndërrohen emrat dhe mbiemrat e njerëzve që ti zëvendësojmë pozitat me pushtet. Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar dhe për këtë arsye jemi bërë bashkë, që ta ndryshojmë jetën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button