Pendarovski: Me Siljanovskën dhe Mickoskin vendi do të kthehet në të kaluarën e errët

Duke folur para qytetarëve të Vasilevës, kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut tashmë është krenare për atë që ka arritur, dhe me Hristijan Mickoskin dhe Gordana Siljanovskën vendi do të kthehet në të kaluarën e errët dhe në regjimin njëmbëdhjetëvjeçar, sepse siç tha ai, në VMRO-DPMNE nuk ka asnjë ndryshim.

“Nëse vijnë në pushtet do të sillen ndryshe? Jo, aspak. Aleksandar Nikoloski është pranë Gruevskit kur japin urdhrin për 27 prill, Mickoski hyn në parlament më 27 dhe në vend që të kërkojë falje, tani shpallin amnisti për atë ndërhyrje. Ju nuk duhet t’u jepni atyre pushtet”, tha Pendarovski.

Pendarovski bëri thirrje për mobilizim të fortë dhe votim për numrin një më 24 prill në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button