YouTube teston “biseduesin robotik”

Rrjeti i madh social i videove, YouTube, ka vendosur ta përfshijë një bashkëbisedues robotik nga inteligjenca artificiale për t’u ofruar njerëzve më shumë informata për videon që po e shikojnë.
Vegëza e inteligjencës artificale është krijuar për t’iu përgjigjur njerëzve në pyetjet për videot e caktuara dhe t’u rekomandojë përmbajtje që lidhen me të.
Po ashtu kjo veçori mund të marrë në pyetje njerëzit, nëse po shikojnë një video edukative. Veçoria eksperimentuese vjen krahas asaj që organizon komentet, varësisht prej temave.
Të dyja veçoritë vijnë si pjesë e përpjekjeve të Googleit për ta integruar inteligjencën artificiale në të gjitha shërbimet e veta. Në YouTube kjo është parë përmes prapavijave të gjeneruara nga AI-ja, përkthimet e videove dhe sugjerimet e audioeve për videot.
Është raportuar se kompania po punon edhe në një veçori që ua mundëson përdoruesve të krijojnë vetë muzikë, në kuadër të stileve të disa muzikantëve me nam.
Aktualisht gjithçka është vetëm në fazën eksperimentale.



