Vazhdon protesta e specializantëve privatë

Specializantët privatë vazhdojnë grevën edhe mëngjesin e sotëm. Nuk do të shkojnë në punë, nëse ndërkohë nuk marrin planin bardh e zi për punësimin e tyre dhe për paga më të larta nga autoritetet.

Ata nuk janë më në detyrë dhe nuk shkojnë në ambulanca pasi premtimi i ministrit të Shëndetësisë Ilir Demir ende nuk është realizuar. Ata kërkojnë rritje të pagave të cilat aktualisht arrijnë në 26.000 denarë, sigurim shëndetësor dhe të marrin kontratë pune.

Ata kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë nga greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ministri i Shëndetësisë mbështet kërkesat për rritje të pagave dhe kontributeve të paguara, por nuk ka asnjë masë deri pas zgjedhjeve për t’i plotësuar ato.

Demiri beson se protesta e specializantëve është e organizuar pikërisht në këtë periudhë me prapavijë politike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button