Taravari: Qytetarë janë përcaktuar për ndryshimin, e ndryshimi është me VLEN-in

Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari, nga tubimi qendror i koalicionit në Kumanovë, tha se këtë rradh janë bashkuar për të fituar. Ai tha se e kanë dëgjuar zërin e popullit për tu bashkuar ndërsa është edhe bekimi i kryeministrit Alibn Kurti.

Taravari mes tjerash numëroi katër shtyllat e programit të tij, duke thënë se bëhet fjalë për një program përbashkues pa mashtrime dhe pa fjalë të kota.

“22 vite keqqeverisje janë shumë. Tashmë është bërë e papërballueshme kjo situatë. Neve po e shohim se sa i nevojshëm është ndryshimi, më shumë se sa që ne po e potencojmë, këtë fakt po na e tregon gjendja në teren, bisedat e përditshme me qytetarët dhe skandalet e përditshme e aktorëve institucional e shtetëror”, u shpreh Taravari, duke shtuar se është i bindur se qytetarët janë përcaktuar për ndryshim, e ndryshimi është me VLEN-in.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button