243 shkupjanë janë gjobitur në komunikacion

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të rrepta të drejtuesve të automjeteve nëse ju përmbahen rregullave të komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 243 masa, nga të cilat 66 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Shtatë masa janë vendosur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), pesë masa për kundërvajtje nga këmbësorët.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Policia, apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet sigurina në komunikacion.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button