Katër komunat e veriut, sfidë për regjistrimin e popullsisë në Kosovë

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë tash e një javë ka nisur dhe do të zgjas deri më 17 maj. Megjithatë, sfida në këtë proces po shihen në katër komunat e veriut. Kjo për shkak se regjistruesit serbë janë tërhequr pas thirrjes së Listës Serbe për ta bojkotuar këtë proces.

Por prapë se prapë pozitive po shihet interesimi i serbëve për regjistrim, pasi për shtatë ditë janë regjistruar mbi 1000 serbë, sidomos veçohet dita e enjte, ku ka pasur regjistrim masiv të serbëve në të gjitha komunat.

Drejtori i Agjencisë së Statistikave në Kosovë, Avni Kastrati në një intervistë për KosovaPress, thekson ata që kanë vendos të jetojnë në Kosovë, duhet të jenë pjesë e regjistrimit, pasi mospjesëmarrja do të thotë që nuk janë pjesë e komunitetit.

Po ashtu, Kastrati ka treguar se sfidë e regjistrimit të popullsisë është edhe në Komunën e Prishtinës për shkak të lëvizshmërisë të madhe të qytetarëve.

Ndërkaq, për kordinimin me qytetarët e Kosovës në regjistrim, drejtori ASK-së, Kastrati tha se nëse qytetarët nuk bashkëpunojnë me regjistruesit për të plotësuar pyetësorin, për ata do të shqiptohen edhe gjoba.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button