Albin Kurti në tubim me liderët e VLEN-it

Liderët e koalicionit opozitar shqiptar VLEN së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, do të mbajnë një tubim në Zvicër më 20 prill 2024.
Në profilin e tij në Facebook, përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku ka shkruar për vendin dhe kohën se kur do të mbahet ky tubim.
“Tubim i përbashkët VLEN”, së bashku me kryeministrin Albin Kurti i cili do të mbahet më 20 prill 2024 në ora 19:00 në Mövenpick Hotel Zürich Regensdorf, në adresën Im Zentrum 2, 8105 Regensdorf!, ka shkruar Qoku.



