Kolla e keqe po shpërndahet nga Shkupi në qytete të tjera

Gjendja me kollën e keqe në Shkup është duke u stabilizuar, ndërsa raste po shfaqen në qytetet e tjera, gjë që pritej, njoftoi Komisioni për Sëmundje Infektive. Jo çdo kollë është pertusis, sepse tani ka shumë viruse dhe simptomat përputhen, thonë mjekët e familjes për REL.

Nxënësja e klasës së nëntë Maria nuk shkoi në shkollë për një javë, pasi fillimisht kishte ethe, e më pas filloi të kollitej shpesh dhe fort. Prindërit e kanë çuar te mjeku, por ai nuk ka rekomanduar që të bëhet analiza për kollën e keqe (pertusis), infeksion për të cilin është shpallur epidemi në Shkup më 8 shkurt dhe në Kumanovë më 2 prill.

“Ulëm temperaturën, por kolla nuk u largua. Sipas analizës së gjakut, mjeku i familjes mendon se është ndoshta një infeksion viral. Por frika nga kolla e keqe është e madhe – nga tridhjetë fëmijë në klasë, mezi gjysma e tyre janë në shkollë. Pjesa tjetër janë të sëmurë dhe rrinë në shtëpi”, thotë Biljana R. Nëna e Marisë, nxënëse në shkollën fillore “Llazo Angellovski” në Shkup.

Pse po kthehet kolla e keqe?

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), i cili i referohet periudhës 15 mars deri më 21 mars, janë raportuar 72 raste të reja me kollë të keqe. Kjo është një rritje prej 67 përqind krahasuar me periudhën e mëparshme shtatëditore. Shumica e rasteve janë në Shkup, ndërsa përveç Kumanovës dhe Tetovës, raste ka edhe në Manastir, Dibër, Strugë.

“Situata me kollën e keqe në Shkup është duke u stabilizuar, ndërsa në qytetet e tjera po shfaqen raste, gjë që pritet”, informojnë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Mosha e të prekurve varion nga foshnjat deri në 44 vjeç, por më të shumtët janë fëmijët nga 10 deri në 14 vjeç – pra ata që shkojnë në shkollë. Qendra për Shëndet Publik – Shkup ka konfirmuar 312 raste me pertusis që nga fillimi i vitit 2024 në kryeqytet.

Në Kumanovë për momentin janë regjistruar 23 persona me kollë të keqe, pesë prej të cilëve kanë përfunduar në spital. Pacientët janë të moshës nga 4 deri në 60 vjeç, konfirmojnë nga Qendra për Shëndet Publik Kumanovë. Kumanova është nën vëzhgim të intensifikuar epidemiologjik.

Nga Qendra për Shëndet Publik – Tetovë konfirmojnë se tek ata kanë regjistruar një numër dyshifror të rasteve të kollës së keqe, por për momentin nuk do të shpallet epidemi.

Në Manastir, rasti i parë është shfaqur më 1 mars dhe që atëherë numri i të sëmurëve është rritur.

“Tani kemi 19 raste të kollës së mirë”. Për momentin gjendja është stabile, nuk ka përhapje në kopshte dhe shkolla, njerëzit janë duke u testuar intensivisht. Me të gjitha masat, aksioni i vaksinimit është rritur mjaft”, na tha Svetlana Popovska Kljuseva nga Qendra për shëndet publik – Manastir.

Rënie e interesit për vaksinim

Pikat e vaksinimit në Shkup vazhdojnë të punojnë edhe të shtunën pasi nuk kanë marrë udhëzime të reja, por interesimi për vaksinim po zbehet. Nëse në ditët e para pas 8 shkurtit, ditë kur u shpall epidemia, aplikoheshin 300 vaksina në ditë, tani kanë nga 20-30 fëmijë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button