Izraeli thotë se kreu sulm ajror në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor

Ushtria izraelite ka njoftuar se forcat e saj kanë kryer një sulm ajror duke shënjestruar disa palestinezë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të shkurtër, ushtria tha se avionët luftarakë izraelitë kanë “goditur me saktësi” disa persona në qytet, pa bërë të ditur saktësisht se sa.
Ajo nuk dha detaje të mëtejshme mbi identitetin e personave të shënjestruar apo rezultatin e sulmit.
Nuk pati reagim të menjëhershëm nga burimet palestineze lidhur me viktimat si pasojë e sulmit të raportuar.



