13 vjeçari plagosë 3 bashkëmoshatarë në shkollë në Finlandë

Tre fëmijë 13 vjeç u plagosën në të shtënat e një bashkëmoshatari të tyre në një shkollë në qytetin finlandez Vantaa pranë Helsinkit.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur pak para orës 9 të mëngjesit me orën lokale, dhe u tha banorëve vendas të mos qëndronin jashtë.
Sulmuesi i dyshuar, 13-vjeçari që ishte nxënës i shkollës ku ka ndodhur gjuajta, është arrestuar.
Dëshmitarët okularë thanë se dy autoambulanca janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreziku i menjëhershëm ka kaluar”. Të plagosurit janë transportuar në spital”, tha zëdhënësi i policisë.
Të shtënat kanë ndodhur pasi nxënësit janë kthyer në shkollë pas festave të Pashkëve.



