154 shkupjanë janë dënuar nga policia

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (13.03.2024) ka vazhduar me kontrollet në komunikacion.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 masa, nga të cilat shtatë sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kalim në semafor të kuq, dy masa për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit…
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Policia apelon deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë.


