Kuvendi zgjodhi ministrat Bajrami dhe Demiri nga “ASH e Selës”

Kuvendi sot pasdite në kuadër të seancës së 143-të zgjodhi Ilir Demirin dhe Naim Bajramin për ministra të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vend të Fatmir Mexhitit dhe Azir Aliut të cilët u shkarkuan të premten me propozimin e Kryeministri teknik Talat Xhaferi.
Edhe Demiri edhe Bajrami u zgjodhën me 63 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Pas zgjedhjes ata dhanë deklarata solemne.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së gjatë diskutimit, i cili u reduktua në zënka partiake, vlerësuan se zgjedhja e ministrave të rinj nuk ka logjikë, sidomos tani, siç thanë ata, pak para zgjedhjeve. Këtë zgjidhje ata e cilësuan si “cirk që quhet qeveria e BDI-së dhe LSDM-së”.
– Çfarë do të kontribuojë Demiri si infektolog në Qeveri apo si e pengoi Mexhiti përgatitjen e zgjedhjeve? Nëse Mexhiti dhe Aliu ishin nga AA, atëherë nga janë Demiri dhe Bajrami? Ligjërisht, apo jo, siç tha Talat Xhaferi, nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në Qeveri? Ne dëgjuam gjithçka, por nuk morëm një përgjigje me arsyetim të qartë. Është e qartë se fronti europian po shembet dhe sa ishte në pushtet pamë vetëm skandale, afera, krim e korrupsion, nuk tregoi asnjë program dhe plan. Ju tashmë keni lexuar një libër dhe e vetmja gjë që duhet t’ju ndodhë është populli”, theksoi Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.
Gordana Siljanovska-Davkova theksoi se sipas Ligjit për Qeverinë, Qeveria teknike duhet të garantojë dhe të mbajë zgjedhje të drejta dhe demokratike.
“Aty thuhet se profili i ministrave nuk duhet të jetë vetëm jopartiak, por duhet të ketë edhe element ekspertizë, dhe në këtë rast po flasim vetëm për njerëzit partiak”, theksoi Siljanovska-Davkova.
Kërkesa për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut erdhi pasi ata mbështetën kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, i cili njoftoi se do të shkojë me opozitën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme. Kryeministri teknik Xhaferi ka shpjeguar të premten se arsyeja e shkarkimit nuk është profesionalizmi i Mexhitit dhe Aliut, por fakti se ligjërisht nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në Qeveri.



