MPB-ja thotë s’e nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e Kurtit

Gjatë ditës është raportuar se gjatë qëndrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Maqedoninë e Veriut, ka pasur një plan për atentat ndaj tij.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë” deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme”, thuhet në komunikatë e MPB-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button