Bilall Kasami takon të rinjtë e Akademisë së Vullnetarëve, diskutohen mundësitë për angazhimin e tyre në Tetovë

Bilall Kasami takon të rinjtë e Akademisë së Vullnetarëve, diskutohen mundësitë për angazhimin e tyre në Tetovë
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në takim të rinjtë e Akademisë së Vullnetarëve, së bashku me një përfaqësuese të organizatës Multikultura. Takimi është realizuar në kuadër të projektit të financuar nga Komuna e Tetovës, ndërsa në fokus ishte përfshirja e të rinjve në iniciativa komunale dhe në proceset vendimmarrëse.
Kisha kënaqësinë të mirëpres në takim të rinjtë e Akademisë së Vullnetarëve, së bashku me përfaqësuesen e organizatës Multikultura, në kuadër të projektit të financuar nga Komuna e Tetovës.
Bashkëbiseduam për mundësitë që ofron Komuna për të rinjtë, përfshirjen e tyre në iniciativa komunale dhe rolin e tyre në zhvillimin e komunitetit.
Besoj se të rinjtë duhet të jenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse, sepse zëri, idetë dhe energjia e tyre janë të domosdoshme për një Tetovë më të mirë.
Mbështetja e të rinjve dhe krijimi i mundësive për angazhimin e tyre mbeten ndër prioritetet tona!”, ka shkruar Bilall Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button