Goditet kontrabanda në Qafë Thanë dhe Mexhitli, sekuestrohen 470 produkte

Zyrtarët doganorë kanë parandaluar dy tentativa për kontrabandimin e gjithsej 470 produkteve kozmetike, mjeteve për higjienë personale dhe suplementeve ushqimore në pikat kufitare Qafë Thanë dhe Mexhitli.

Mallrat e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrolleve të detajuara të automjeteve të udhëtarëve që po hynin në vend.

Në rastin e parë janë zbuluar 352 produkte kozmetike dhe mjete për higjienë personale, ndërsa në rastin e dytë doganierët kanë gjetur një sasi më të madhe produktesh kozmetike dhe suplementesh ushqimore të markës tregtare “Nicer”.

Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara arrin rreth 149.000 denarë.

Mallrat janë konfiskuar, ndërsa ndaj personave janë ndërmarrë procedurat përkatëse, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button