Arrestohet 28-vjeçari nga Shkupi, i dogji makinën nënës dhe kërcënoi se do t’i vinte flakën banesës

Një 28-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria nën dyshimin se i ka vënë zjarrin automjetit të nënës së tij dhe e ka kërcënuar se do t’i vinte flakën edhe banesës ku jetojnë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informojnë se më 19 nëntor, rreth orës 05:50, në rajonin e Çairit, A.F. i ka vënë zjarrin një automjeti të tipit “Opel Corsa”, me targa të Shkupit, në pronësi të nënës së tij.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin në orën 06:30, në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup.

Ai është mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button