UEFA në shërbim të Izraelit, gjobit FFK-në

Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) ka publikuar sot vendimet disiplinore për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ku goditje të rëndë financiare ka marrë edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Pas barazimit pa gola (0:0) ndaj Izraelit, të zhvilluar më 14 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, UEFA e ka gjobitur FFK-në me gjithsej 42,250 euro për katër shkelje të ndryshme të evidentuara gjatë takimit.

Sipas vendimit zyrtar të CEDB-së, dënimet financiare ndaj FFK-së ndahen si vijon:

  • 20,000 euro gjobë për transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive;
  • 10,000 euro gjobë për trazira dhe pengesa gjatë intonimit të himneve kombëtare;
  • 10,000 euro gjobë për sjellje raciste dhe/ose diskriminuese;
  • 2,250 euro gjobë për hedhjen e gjësendeve në fushë.

Përveç gjobave financiare, UEFA ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit “Fadil Vokrri”, konkretisht të sektorit L2 (ose sektorëve fqinjë me madhësi të barabartë nëse ndeshja luhet në një stadium tjetër) — për ndeshjen e ardhshme ku Kosova është nikoqire në garat e UEFA-s.

Megjithatë, kjo masë e mbylljes së sektorit është e pezulluar për një periudhë prove prej dy vitesh, duke filluar nga data e sotme. Kjo do të thotë se dënimi nuk hyn në fuqi menjëherë, por do të aktivizohet automatikisht nëse tifozët përsërisin një shkelje të natyrës së ngjashme brenda kësaj periudhe dyvjeçare.

Në të njëjtën paketë vendimesh për ndeshjet e Ligës së Kombeve 2026/2027, UEFA ka shqiptuar dënime të larta edhe ndaj federatave të tjera, përfshirë Rumaninë (mbi 92 mijë euro gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit), Bosnjë dhe Hercegovinën (45 mijë euro gjobë dhe ndalim i biletave për tifozët në udhëtim), Poloninë (20 mijë euro) dhe Anglinë (15 mijë euro)./IndeksOnline/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button