Bekim Fazliu: Nëse Buteli nuk e respekton shqipen, as komunat shqiptare të mos përdorin maqedonishten!

Bekim Fazliu, përfaqësues i lartë i Lëvizjes Arbëria, ka reaguar përmes një statusi në Facebook ndaj mosrespektimit të gjuhës shqipe, duke e lidhur çështjen me respektimin e ndërsjellë të gjuhëve zyrtare.
Ai thekson se nëse dikush vendos të dalë mbi ligjin dhe të mos e respektojë gjuhën shqipe, atëherë edhe komunat shqiptare mund të mos e përdorin gjuhën maqedonase.
Statusi i plotë i Fazliut në Facebook:
Nëse ky i Butelit bëhet “fraer” dhe del mbi ligjin, apo kushdo tjetër që nuk e respekton gjuhën shqipe, atëherë edhe komunat tona le të fillojnë të mos e përdorin gjuhën maqedonase!
Kaq e thjeshtë është kjo çështja e “fraerllëkut”!



