Sulejmani: Për herë të parë në histori, provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Zëdhënësi i VLEN-it, njëherësh zv/ministër i Arsimit, Driton Sulejmani, në emisionin „ZOOM” të gazetarit Ersan Pajaziti në TVM2, ka folur për zgjidhjen ligjore lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sulejmani tha se me ardhjen e VLEN-it në qeveri, për herë të parë në historinë e vendit, studentët do të kenë mundësinë që provimin e jurisprudencës ta japin edhe në gjuhën shqipe.

Ai sqaroi se zgjidhja ligjore parasheh që provimet të mund të jepen edhe në gjuhën turke dhe angleze, duke theksuar se synimi është që të mos diskriminohen bashkësitë e tjera etnike.

I pyetur nga gazetari Pajaziti për faktin se pjesa praktike e provimeve të së drejtës civile dhe penale do të zhvillohet në gjuhën maqedonase, Sulejmani tha se studentët vështirësitë më të mëdha i kanë pasur në pjesën teorike, ndërsa kjo zgjidhje u mundëson atyre që pjesën teorike ta japin në gjuhën në të cilën kanë përfunduar studimet.

Gjatë debatit, Sulejmani deklaroi gjithashtu se gjuha shqipe ka status të njëjtë me gjuhët e tjera, duke iu referuar Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mbrojtjes së të drejtave gjuhësore të bashkësive të tjera në vend.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button