Shpërthen rrjeti, qytetarët ia ndryshojnë emrin Alta Bankës në “Ali Banka”

Çështja e “Alta bankës” ka ndezur rrjetet sociale, ku qytetarët kanë shpërthyer në komente ironike dhe tallje ndaj BDI-së, duke e riemërtuar bankën me një emër simbolik: “Ali banka”.

Në qendër të ironisë është emri i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me pretendimet dhe pikëpyetjet që po ngrihen për lidhjet e mundshme me rrjete të institucioneve financiare serbe.

Komentuesit nuk kanë kursyer ironinë, duke vënë në kontrast retorikën e dikurshme patriotike të BDI-së me zhvillimet dhe akuzat që po qarkullojnë rreth kësaj çështjeje.

Nga “Alta banka” në “Ali banka” – një lojë fjalësh që po bëhet virale në rrjetet sociale dhe që po shndërrohet në një tjetër goditje ironike ndaj partisë tashmë në opozitë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button