Sulejmani: BDI ia hapi dyert kapitalit serb në Maqedoni, ndërsa e shiste „Ballkanin e Hapur” si projekt të bashkëpunimit rajonal!

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka akuzuar BDI-në se gjatë kohës kur ishte pjesë e Qeverisë, kishte hapur rrugën institucionale për hyrjen e kapitalit të Alta Bankës nga Serbia në Maqedoninë e Veriut. Ai e lidh këtë çështje me procesin e shitjes së aksioneve shtetërore në Stopanska Bankën e Manastirit dhe me projektin “Ballkani i Hapur”.

“BDI ia hapi dyert kapitalit serb në Maqedoni, ndërsa e shiste „Ballkanin e Hapur” si projekt të bashkëpunimit rajonal!

Sot, dokumentet e bëra publike për rastin e Alta Bankës ngrenë një çështje serioze politike: kush ia hapi rrugën këtij kapitali në Maqedoninë e Veriut?

Më 24 tetor 2023, në kohën e qeverisjes LSDM-BDI, me propozim të ministrit të atëhershëm të Financave, Fatmir Besimi, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi hapa që lidheshin me marrëdhëniet afariste me Alta Bankën e Serbisë dhe procesin e shitjes së aksioneve shtetërore në Stopanska Banka të Manastirit.

Pra, rruga institucionale për ardhjen e këtij kapitali ishte hapur që në kohën kur BDI ishte pjesë e pushtetit.

Dhe këtu lind pyetja thelbësore: a ishte „Ballkani i Hapur” vetëm një projekt ekonomik, apo u shfrytëzua edhe si instrument për zgjerimin e ndikimit ekonomik serb në vendin tonë?

Tash po shihet se takimet e shumta të diplomatit të BDI-së, Bujar Osmani, dhe zyrtarëve të tjerë me diplomacinë serbe, ku e paskan pasur qëllimin”, ka shkruar Driton Sulejmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button