Kaltrina Zekolli Shaqiri: BDI, pse po ikni nga e vërteta për Alta Bankën dhe AS Senjakun?

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri nga rradhët e VLEN-it, ka kritikuar BDI-në për shmangien e debatit në Kuvend lidhur me çështjen e Alta Bankës, AS Senjakut dhe lidhjeve të pretenduara me rrethin familjar të Ali Ahmetit.

Në një reagim publik, ajo ka kërkuar nga BDI-ja të japë përgjigje për këto çështje, duke vënë në pikëpyetje arsyet e heshtjes së saj.

“BDI, pse po ikni nga e vërteta? Kur përmendet Alta Banka, AS Senjak dhe lidhjet e pretenduara me rrethin familjar të Ali Ahmetit, heshtja bëhet përgjigjja e vetme e BDI-së”, ka shkruar Zekolli Shaqiri.

Ajo ka kërkuar që, nëse nuk ka asgjë të parregullt, përfaqësuesit e BDI-së të përballen me pyetjet dhe të japin sqarimet e nevojshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button