Sali: Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po bëhet realitet!

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se ligji që mundëson dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka marrë dritën jeshile në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Salit, ky vendim vjen pas 35 vitesh pritje dhe përbën realizimin e një të drejte të kërkuar prej kohësh nga shqiptarët në vend.

„Pas 35 vitesh pritje, një e drejtë e merituar po bëhet realitet. E premtuam, punuam dhe po e realizojmë!”, ka deklaruar Sali.

Miratimi në Qeveri shënon një hap të rëndësishëm drejt mundësimit të dhënies së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button