Sulejmani ia mbyll gojën Ilir Hasanit: Servilizmi ka përfunduar kur BDI doli në opozitë

Zëvendësministri i Arsimit nga radhët e VLEN-it, Driton Sulejmani i është përgjigjur deputetit të BDI-së, Ilir Hasani lidhur me akuzat për servilizëm, duke deklaruar se një praktikë e tillë ka përfunduar me daljen e BDI-së në opozitë.

Në emisionin “Debat në Shenja”, Sulejmani kritikoi qeverisjen e mëparshme të BDI-së, duke përmendur bashkëpunimin me ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Gjithë e mbajnë mend servilizmin ndaj Nikolla Gruevskit për 10 vite, servilosje më të madhe nuk mban mend historia”, deklaroi Sulejmani.

Ai foli edhe për punësimet dhe avancimet në institucionet shtetërore gjatë dy viteve të qeverisjes së VLEN-it, duke thënë se janë realizuar rreth 2.500 punësime dhe avancime.

“2.500 punësime dhe avancime janë bërë për dy vjet qeverisje të VLEN-it nëpër institucionet shtetërore. Ajo listë nuk është fantome dhe krenohemi, sepse do të bëjmë një hap më tej dhe do t’u japim vendime pune”, u shpreh Sulejmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button