Komisioni Evropian prezanton sot Paketën e Zgjerimit për vitin 2026

Komisioni Evropian do të publikojë sot raportin vjetor për përparimin e dhjetë vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dokumenti do të vlerësojë reformat në sundimin e ligjit, demokraci dhe ekonomi, si dhe do të përmbajë rekomandime për hapat e mëtejshëm të procesit të anëtarësimit.
Paketën e Zgjerimit do ta prezantojë komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Pritet të prezantohen edhe planet e anëtarësimit për Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën.
Sipas draftit të vlerësimit vjetor, Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat me BE-në deri në dhjetor të vitit 2026, ndërsa Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova nuk kanë shënuar përparim në fushat themelore.



