Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!

Në Gjykatën Themelore në Tetovë ka filluar sot procesi gjyqësor kundër ish-kryetares së Tetovës Teuta Arifi, lidhur me rastin për kontratat fiktive gjatë qeverisjes së saj me komunën.

Teuta Arifi akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Ajo dyshohet se nëpërmjet qindra kontratave fiktive, dëmtoi buxhetin e komunës në vlerë prej 1 milion euro.

Seanca e sotme është shtyrë pak minuta pas fillimit, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet më 11 ose 17 nëntor.

Përveç për këtë rast, ndaj Teuta Arifit ka edhe 3 padi të tjera nga Komuna e Tetovës, që lidhen me keqpërdorime gjatë qeverisjes së saj në komunë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button