Hoxha: Veprimi klimatik, mundësi për tranzicion të gjelbër dhe ekonomi më konkurruese

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka deklaruar se veprimi klimatik nuk duhet të shihet vetëm si obligim, por edhe si mundësi për përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe krijimin e një ekonomie më të qëndrueshme dhe konkurruese.

Në kuadër të dialogut nacional në rrugën drejt konferencës së OKB-së për klimën COP31, Hoxha bëri të ditur se janë prezantuar hapat që po ndërmerren në këtë drejtim, duke përfshirë objektivat e reja nacionale klimatike, avancimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

“Veprimi klimatik nuk është vetëm obligim, por edhe mundësi për përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe krijimin e një ekonomie më të qëndrueshme dhe më konkurruese”, deklaroi Hoxha.

Ai theksoi se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për politika që prodhojnë rezultate konkrete, duke u mbështetur në objektiva të qarta, partneritete dhe mbështetjen e nevojshme.

“Vazhdojmë të punojmë për politika që sjellin rezultate konkrete, me objektiva të qarta, partneritete dhe mbështetjen e duhur”, theksoi ministri Hoxha.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button