Rama vendos sërish tavolinën e gurit para Kryeministrisë, studentët refuzojnë dialogun, kërkojnë largimin e tij

Edhe sot, përpara godinës së Kryeministrisë, është vendosur tavolina e gurit, e vendosur nga kryeministri Edi Rama si simbol i ftesës së tij për dialog me studentët protestues.

Por, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për t’u ulur në bisedime, të rinjtë vijojnë të refuzojnë.

Studentët këmbëngulin se nuk do të pranojnë dialog me Ramën dhe se kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e tij nga posti i kryeministrit. Për ta, bisedimet nuk mund të zhvillohen pasi koha për dialog ka kaluar pas muajsh protesta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button