Kryeparlamentari Gashi uron Turqinë për 103-vjetorin e Republikës: Miqësia me Maqedoninë e Veriut të forcohet edhe më tej

Afrim Gashi uron Turqinë për 103-vjetorin e Republikës: Miqësia me Maqedoninë e Veriut të forcohet edhe më tej
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në pritjen solemne me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, me ftesë të ambasadorit turk, Alper Aktash.
Gashi uroi popullin turk, duke theksuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe afërsinë mes popujve.
„Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë i lidh miqësia e gjatë, respekti i ndërsjellë dhe afërsia mes popujve tanë. Janë pikërisht këto lidhje që i japin vlerë të veçantë marrëdhënieve tona dhe krijojnë mundësi për t’i forcuar ato edhe më tej“, deklaroi Gashi, duke shprehur dëshirën që paqja, mirëqenia dhe suksesi ta shoqërojnë gjithmonë popullin turk.



