BE-ja shpreh “keqardhje të thellë” pas sanksioneve të SHBA-së ndaj GJNP-së

Bashkimi Evropian shprehu “keqardhje të thellë” ndaj njoftimit të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke riafirmuar angazhimin e tij për mbrojtjen e pavarësisë dhe funksionimit të gjykatës, transmeton Anadolu.

“Bashkimi Evropian ka qenë vazhdimisht mbështetës i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJPN). Është thellësisht për keqardhje që Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar synimin për të vendosur sanksione”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

Blloku u zotua të punojë ngushtë me gjykatën për të siguruar që ajo të mund të vazhdojë të funksionojë në mënyrë efektive.

Ai tha gjithashtu se do të bashkëpunojë me të 125 shtetet palë në Statutin e Romës, traktatin themelues të gjykatës, për të mbrojtur pavarësinë e saj dhe “misionin jetik”.

Duke vënë në dukje se sanksionet nuk do të hyjnë në fuqi edhe për gjashtë muaj, BE-ja tha se ende ekziston mundësia për dialog me Washingtonin.

Blloku sinjalizoi gjithashtu gatishmërinë për të marrë masa për mbrojtjen e funksionimit të gjykatës.

“BE-ja është e gatshme të marrë çdo masë të nevojshme për t’i mundësuar gjykatës të kryejë punën e saj si në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, ashtu edhe për të mbrojtur interesat e operatorëve të BE-së brenda Tregut të Përbashkët”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i BE-së erdhi pas njoftimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për sanksione të reja ndaj gjykatës.

Rubio kërcënoi se do t’i “japë fund GJNP-së” nëse ajo nuk ndal ato që ai i cilësoi si “kërcënime”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button