Gashi takon banorët e Çellopekut, në fokus shqetësimet dhe zhvillimi i Bërvenicës

Kryeparlamentari Afrim Gashi, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë Bekim Sali, deputetin Adnan Azizi, ish-deputetin Salim Sulejmani dhe kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Çellopek.
Përmes një njoftimi, Gashi bëri të ditur se gjatë takimit patën mundësi të dëgjojnë nga afër mendimet, shqetësimet dhe pritshmëritë e qytetarëve.
“Zhvilluam një takim pozitiv me banorët, ku patëm mundësi të dëgjojmë nga afër mendimet, shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre”, ka shkruar Gashi.
Ai falënderoi banorët për mikpritjen dhe bisedën e hapur, duke theksuar angazhimin për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e komunës.
“I falënderova për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e hapur, ndërkaq theksuam mbështetjen dhe angazhimin tonë për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e Komunës”, thuhet në njoftimin e kryeparlamentarit.
Takimi në Çellopek vjen në kuadër të aktiviteteve me qytetarët në Komunën e Bërvenicës, ku Jakup Huseini është kandidati i VLEN-it për kryetar komune.



