A do të ulen apo do të rriten çmimet e banesave në Maqedoninë e Veriut?

Duke u nisur nga fakti se deri tani asgjë nuk është liruar në këtë shtet, pavarësisht të gjitha kontrolleve që i kanë paralajmëruar edhe kjo qeveri, edhe qeveria e kaluar, duke deklaruar se do të ketë dënime të mëdha dhe arrestime, pamë vetëm xhepat e qytetarëve më të zbrazët si pasojë e këtyre politikave dhe masave, ka deklaruar Kryetari i Sindikatës për Ndërtimtari, Ivan Peshevski, në emisionin “Pas Numrave” në TVM2.
“Prandaj, jemi skeptikë dhe nuk besojmë se çmimet e banesave do të ulen. Mund të kemi ndonjë stagnim në ndërtim për arsye se tregu është mbushur, por ai që e ka blerë një banesë me 2.000 euro për metër katror, çfarë logjike ka që ta shesë me 1.800 euro? Ai do të kërkojë të paktën të njëjtin çmim, nëse jo edhe më të lartë”, tha ai..
“Prandaj, është e mjerueshme t’i gënjejmë qytetarët duke u thënë se çmimet do të ulen ose se banesat do të bëhen të përballueshme për xhepin e tyre. Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë, por sipas nesh, situata do të jetë edhe më keq. Më mirë, në asnjë mënyrë, sepse nuk pamë përmirësim gjatë 30 viteve të fundit”, ka deklaruar Kryetari i Sindikatës për Ndërtimtari, Ivan Peshevski, në emisionin “Pas Numrave” në TVM2.



