VLEN: Haraçina po ndryshon me punë

Komunikata e VLEN

Haraçina po ndryshon çdo ditë përmes projekteve konkrete që po realizohen në terren. Si pjesë e Qeverisë, VLEN po dëshmon se puna dhe investimet duhet të ndihen drejtpërdrejt në komunat dhe te qytetarët.

Nën drejtimin e kryetarit të Komunës, Daut Beqiri, puna po zhvillohet në disa pjesë të Haraçinës, me fokus te infrastruktura, rrugët, kanalizimi, hapësirat publike dhe siguria e qytetarëve.

Po rregullohen rrugë dhe trotuare, po zgjerohet rrjeti i kanalizimit, po punohet për rregullimin e lumit në Grushinë, ndërsa po merr formë edhe Parku i Haraçinës.

Një nga projektet më të rëndësishme është Qendra Sportive e Haraçinës. Punimet kanë nisur me stadiumin stërvitor, si faza e parë e projektit, ndërsa në vazhdim parashihet edhe ndërtimi i stadiumit për zhvillimin e ndeshjeve. Një investim i shumëpritur për sportistët, rininë dhe gjithë banorët e Haraçinës.

Këto janë punë që shihen në terren dhe që sjellin ndryshim të drejtpërdrejtë për banorët.

Rrugë pas rruge, projekt pas projekti, Haraçina po ndryshon.

Punë dhe vetëm punë!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button