Beqiri publikon pamjet nga fillimi i punimeve në rrugën 11 në Haraçinë

Në Komunën e Haraçinës kanë nisur punimet për rregullimin dhe asfaltimin e Rrugës 11, një tjetër ndërhyrje infrastrukturore që synon përmirësimin e kushteve të qarkullimit për banorët.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka publikuar fotografi nga terreni, duke bërë të ditur se punimet tashmë kanë nisur.

Rruga 11 është pjesë e një serie projektesh infrastrukturore që po zhvillohen në territorin e komunës. Sipas njoftimeve të fundit të kryetarit, paralelisht po vazhdon edhe rregullimi i Rrugës 18, pranë varrezave, ndërsa komuna po punon edhe për hapjen e një rruge të re përgjatë kufirit, rreth Parkut të Haraçinës, hapësirë e planifikuar prej rreth 10 hektarësh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button