Krenar Lloga kontra Taravarit

Menjëherë pas publikimit të lajmit se Taravarit është rreshtuar me opozitën shqiptare, i pari që ka reaguar është Krenar Lloga, ministri i Drejtësisë. Ai në një postim në facebook, e ka kundërshtuar vendimin e kryetarit. Në vijim po e përcjellim postimin e tij të plotë: “Duke u nisur nga interesimi mediatik dhe i antaresise se gjere, dua tju beje me dije se Aleanca per Shqiptaret nuk ka shqyrtuar asnje kerkese ne organet e saja partiake, Keshillin Drejtues, Kryesi Qendrore dhe Kuvend Qendror ne lidhje me koalicionet parazgjedhore. Ne fuqi ka nje vendim te Kryesise Qendrore i cili eshte votuar UNANIMISHT per te shkuar te vetem ne zgjedhjet. I bej thirrje Kuvendit te ASH-es qe te permbaj propozimin unanim te Kryesise i cili eshte: ALEANCA PËR SHQIPTARËT TË DEL E VETME NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2024!”



