Sali: VLEN nis rrugëtimin për ndryshimin në Bërvenicë, Jakup Huseini kandidat për kryetar

Në Çellopek të Epërm, koalicioni VLEN ka nisur aktivitetet zgjedhore në Komunën e Bërvenicës, duke prezantuar kandidaturën e Jakup Huseinit për kryetar të komunës.
Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se VLEN hyn në garën zgjedhore me Huseinin dhe një ekip që, sipas tij, synon të sjellë ndryshime në komunë.
“VLEN hyn në këtë garë zgjedhore me kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseinin, me një ekip të përkushtuar dhe me një vizion të qartë për një komunë më të zhvilluar dhe më funksionale”, ka shkruar Sali.
Ai theksoi se fokusi do të jetë te puna dhe përgjegjësia në raport me banorët e Bërvenicës.
“Bashkë me banorët, me punë dhe përgjegjësi, nisim një kapitull të ri për Bërvenicën”, u shpreh Sali.
